Nuk ka kaluar shumë kohë që nga publikimi i një fotoje të Edi Ramës me disa deputetë demokratë në kafenenë e Kuvendit. Një foto që u komentua gjatë. Me sa duket në prapaskenë demokratët dhe socialistët nuk janë aq ”armiq” sa shfaqen në debatet e nxehta në seanca pleanare e mbledhje komisionesh.
Kjo është një foto e re, bërë dje, ku deputeti demokrat Genc Ruli flet me dy ministra socialistë: Eglantina Gjermenin dhe Bledi Çuçin.
Ruli ka arritur t’u tërheqë atyre vëmendjen, teksa u shpjegon me gjeste gjithë ç’po u thotë. Nuk dihet se çfarë bisedon në ambjentet jashtë Parlamentit Ruçi, pasi i njohur është vetëm ky imazh shkrepur nga fotografi Agim Rama.