Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar së fundmi lidhur me veprimet dhe vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhendësi i BE-së Peter Stane thuhet se BE-ja është e shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.
Stane ka deklaruar se BE është e shqetësuar edhe lidhur me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare “Qendra Për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.”
Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovë që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.