Kreu i Autoritet Kombëtar Italian i Antikorrupsionit, Raffaele Cantone sapo zhvilloi një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Pas takimit Etilda Gjonaj është shprehur se është forcuar më tepër bashkëpunimi mes dy vendeve për luftën ndaj korrupsionit.
“Ishte për forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve për korrupsion. Patëm një bashkëbisedim shumë të frytshëm do të vojomë bashkëpumin në të ardhem me hapa shumë konkrete. Ministri i Drejtësisë si një përgjegjësi të re ka marrë gjithashtu ka një sërë objektivash për të arritur për të monitoruar të gjithë institucionet për planet anti-korrupsion. Do të zhvillojmë sa më shumë metodologjinë në luftën kundër korrupsionit.Do të luftojmë bandat dhe veprat e rënda penale. Po dikutojmë për Veting në Policinë e Burgjeve,.”, u shpreh Etilda Gjonaj.
Cantone është shprehur se Sqhipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.
Cantone po ashtu do të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me kryeministrin Edi Rama.
Vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin e drejtësisë dhe në sistemin gjyqësorë, në vijim të rrugës së Shqipërisë për integrimin në BE. (J.V/Faxweb)