Një mëngjes me takime ambasadorësh ka qenë ky i sotmi për kryetarin e LIBRA-s, deputetin Ben Blushi.
Fillimisht, ai ka takuar këtë mëngjes ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin. Fill pas këtij takimi, ai ka mirëpritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu. Ky takim i tyre ka zgjatur plot 95 minuta.
E pranishme në këtë takim, ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, pjesë e LIBRA-s. Ajo ka zbuluar se në takimet e LIBRA-s me ambasadorët është folur për situatën politike në vend dhe zgjedhjet.
“Takimi me ambasadorët Vlahutin dhe Lu ishte i frytshëm. Patëm një bisedë miqësore për situatën politike. U fol si mund të marrin pjesë të gjitha palët. LIBRA është e vendosur që të marrë pjesë në zgjedhje. Patëm një dialog që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Nevojitet dialog për zhbllokim të Vettingut.”
LIBRA është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhje dhe vetëm 9 ditë më parë, burime të sigurta pranë Blushit konfirmuan për “Shuplakën” se LIBRA ka arritur të marrë 10 mijë firmat që i duheshin për regjistrimin në zgjedhje nga 5 mijë që iu kërkua nga KQZ për regjistrim.
(XH.A/SHUPLAKA)