Ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi sot një video ku sipas tij po vidhej droga e sekuestruar sot në Llakatund.
Pas publikimit të Berishës, ka reaguar edhe policia. Zyrtarë të Policisë thonë për gazetën Panorama se droga ishte e paketuar me qese të zeza dhe sekuestrohet ashtu siç është.
Ndërkohë, pasi peshohet, ajo futet në qeset e provave, të cilat janë të bardha, ashtu sic shiheshin në videon e Berishës.
MESAZHI I BERISHËS
Po vjedhin drogen e kapur ne Llakatund?? Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Doktor te uroj shendet, lind nje pyetje. Droga u fut me qeska te zeza dhe po del me qeska te bardha, dhe shum boshe, si ka mundesi? Te lutem anonim, se me kte ordinirin te behet gropa” (D.D/Shuplaka)