Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), është shkarkuar dhe drejtoresha e kësaj agjencie, Jona Suli. Sipas raportimeve Suli u largua me vendim të qeverisë ditën e djeshme, ndërsa sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.
Arsyet e shkarkimit të Sulit ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministr, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte. Ajo u emërua në krye të kësaj agjencia më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Para këtij posti Suli ishte asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu,30-vjeçarja nga Durrësi, më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme.