Kthimi i emigrantëve për festën e pashkeve të ortodokësve ka bërë që në doganën e Kapshticës të ketë fluks të kalimit të automjeteve.
Mësohet se si pasojë e këtij fluksi janë krijuar rradhë të gjata në pikën doganore të Kapshticës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë doganore kanë hyrë në territorin shqiptar 7200 persona të huaj ndërsa kanë dalë rreth 4133 shtetas shqiptarë por dhe të huaj.
Burime për faxweb bëjnë të ditur se 2297 automjete kanë hyrë në shiqpëri ndërsa 1021 kanë dalë.
Për të evituar rradhët e gjata bëhet e ditur se pala shqiptare po punon me 7 sportele 5 në hyrje dhe 2 në dalje.
(S.M/Faxweb.al)