Partia demokratike dorëzon zyrtarisht në Prokurori kallëzimin penal për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas demokratëve ka lejuar futjen e ilaçeve pa doganë në vend.
Në akuzë gjithashtu theksohet se ministri Beqaj ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në tenderin e ilaçeve.
Kërkesa është dorëzuar në ambjentet e prokurorisë nga deputetet Albana Vokshi dhe JoridaTabaku.
(E.K/ SHUPLAKA)