PD kërkon ngritjen e dy komisioneve parlamentare.
Një komision hetimor do të ngrihet nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, i cili akuzohet për lidhje me grupin e Habiljave në trafikun e drogës.
Burime nga Partia Demokratike thanë se komiisoni do të ketë si objekt pune, verifikimin e akteve të Kuvendit për rastin “Tahiri” dhe sesi u pengua arrestimi i tij.
Ndërsa Komisoni tjetër do të ngrihet për të verifikuar ekstradimin e Nazer Seitajt në drejtim të Italisë. Nën hetim do të jetë procedura që ka ndjekur ministrja Gjonaj në lidhje me çështjen, dhe koordinimi që ajo ka pasur apo jo me Prokurorinë.
(E.K/FAXWEB)