‘Mbledhje nën dritën e qiririt’, kjo është situata që përcjell deputetja e Partisë Demokratike, teksa po zhvillon takime me strukturat e partisë dhe qytetarët, në kuadër të protestës së 27-Janarit.
“Në lagjen “Prush” të Vaqarrit, 3 km nga zyra e Ramës banorët si në mesjetë, pa energji elektrike” shkruan Vokshi, e cila gjithashtu fton qytetarët të marrin pjesë në protestë që të të rrëzojmë Edi Ramën, pasardhësin e diktatorit.
Njoftimi i plotëm
“Edhe nën dritën e qiriut
Edhe nën shiun që binte rrebesh,
Demokratët të vendosur për Protestën e dt 27 janar!!!
Shqipëria ka ende shpresë!!!
Në lagjen “Prush” të Vaqarrit, 3 km nga zyra e Ramës banorët si në mesjetë, pa energji elektrike.
Këto janë dëshmitë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shkeljes së të Drejtave Themelore të Njeriut që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Evropë.
Në 27 janar të gjithë në protestë; burra dhe gra, të rinj e të reja, të majtë, të djathtë e pa parti…
Të gjithë së bashku të rrëzojmë Edi Ramën, pasardhësin e diktatorit!”, shkruan deputetja demokrate në rrjetet sociale. (M.Q/Fxaweb)