Partia Demokratike ka publikuar videon ku shihet se si goditet në kokë nga policia, kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Bledi Kasmi, gjatë protestës së sotme të opozitës.
Zyra e shtypi e PD, ka shpërndarë këtë video dhe shkruan se kryeredaktori i RD, është qëlluar me shkop gome nga një polic.