Gjatë ditës së sotme një “paralajmërin” i frikshëm është përhapur me shpejtësi në rrjetin social në Facebook. Të shumtë kanë qenë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë shpërndarë një tekst, ku akuzojnë një grup në Facebook të titulluar “Të qenit baba ose nënë ishte dhurata më e madhe e jetës time.”, se administrohet nga një grup pedofilësh.
“Nje mikja ime terheq kete vemendje:
KUJDES !!!! Mos u bashkoni me grupin e facebookut te titulluar “Te qenit baba ose nëne ishte dhurata më e madhe e jetës time.” është një grup pedofilësh të cilët përpiqen për të hyrë në fotografite tuaja. Ju lutemi të kopjoni dhe ngjisni ne murin tuaj Paralajmerimin! Mbani fëmijët të sigurt! (Ju lutem … humbni një minutë për të kopjuar dhe ngjitur ne mure..) Copy dhe paste dhe nuk e shperndajnë”, thuhet nëpër postimet e qytetarëve të cilët janë me dhjetëra-qindra, por ne po sjellim vetëm disa prej tyre në galerinë e mëposhtme.
“Shuplaka” ka kërkuar në “Facebook”, për të kontrolluar se për çfarë grupi bëhet fjalë, mirëpo asnjë grup me këtë emër nuk u zbulua. Ose është një grup i veçantë për të cilin jo të gjithë përdoruesit e rrjetit social kanë akses, ose bëhet fjalë vetëm për një mashtrim i cili kërkon që të shkaktojë panik. Sido që të jetë e vërteta, ky shqetësim nuk mund të mos ndahej me publikun, nëse një rrezik i tillë ekziton vërtet në shoqërinë tonë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1694″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]