Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, nga partia Nisma është arrestuar ditën e sotme pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj prokurororit Afrim Shefkiu.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, kishte thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani, të cilëve u janë marrë rreth 345 mijë e 700 euro.