11:33 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për një “M”, zonja nga Berati prej dy vitesh merr pension të përgjysmuar (VIDEO)

20:39 | 07/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për një “M”, zonja nga Berati prej dy vitesh merr pension të përgjysmuar (VIDEO)

Një zonjë nga Berati, e quajtur Liri Malo, prej dy vitesh ka duruar përgjysmimin e pensionit për shkak të një gabimi në mbiemër.

Mirëpo pas dy vitesh, Liri Malo më në fund do ta gëzojë pensionin e plotë prej 1 gushtit të këtij viti në vlerën 142 mijë lekë të reja, pas denoncimit në emisionin investigativ “BOOM”.

DENONCIMI

Liri Malo: Dola në pension, pagova sigurimet, i shtova dhe vitet e punës më në fund më sollën probleme se nuk kisha atë mbiemër, nga Malo e kanë bërë Alo. Ju lutem lekët e pensionit se jam pa bukë, me 70 mijë lekë çfarë do të bëj, të paguaj ujin, të marr ndonjë ushqim për të ngrënë apo të blej ilaçet? Po bëj dy vjet e gjysmë në janar. Në tetor mbush tre vjet plot që ma kanë prerë pensionin. Prit prit, sa do pres unë kam  vajtur gjer në grykë me lekë borxh, po mi kërkojnë shoqëria, njerëzit. Bëra dhe gjyqin në Vlorë  dhe e fitova dhe nuk më është kthyer.Edhe në Tiranë kam pyetur dhe më kanë thënë do të vinë por prit se do shumë kohë të dalin.

Gazetarja: Kur ju përgjysmua pensioni keni ardhur këtu tek Drejtoria e Sigurimeve në Berat?

Liri Malo: Kam ardhur dhe më kanë thënë prit. Do të dalin por prit, me vonesë del.

Edlira Malasi, dega administrative DRISSH Berat: Ka bërë një kërkesë për pension pleqërie, e ka depozituar kërkesën në gusht të 2012 dhe në tetor të 2012 ka qenë përfituese e pensionit të pjesshëm pleqërie shtetit. Inspektori përpunues që ka pas dosjen i ka marrë të mirëqëna të gjithë periudhën e sigurimit që ajo ka pasur si e vetëpunësuar në bujqësi dhe koperativën bujqësore. Nga njësia e inspetimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të cilët kanë ardhur dhe i kanë kontrolluar disjet për periudhën e përfitimit nga tetori i 2011 deri në dhjetor të 2013, kohë kur ka dalë dhe zonja Liri në pension që është tetori 2012 dhe nga njësia e inspektimit rezulton se zonja është debitore për periudhën nga tetori 2012-30 shtator 2014. Kanë nxjerrë dhe masën e debisë, pasi nuk i është njohur vjetërsia në ish-koperativën bujqësore Karkanjoz, fshati Tomor me arsyetimin sepse në këtë vendim është mbiemri i korigjuar. Ne si ekonomistë mbi shkallën e korigjimit nuk mund të gjykojmë. Edhe pse e kemi marrë të mirëqënë ata e kanë quajtur të logjikshme që duhet të zbritet kjo vjetërsi sepse ne nuk mund të gjykojmë dot mbi shkallën e korigjimit. Në momentin kur një nga të dhënat e identitetit emri, atësia dhe mbiemri rezultojnë me korigjim atëherë i bie që kjo vjetërsi të jetë e pavlefshme. Sepse mund ti përkasë dhe dikuj tjetër. Në pamundësi të pasjes së fletës së regjistrit të koperativës së atij fshati ne nuk mund të gjykonim dot mbi shkallën e korigjimit. Shoh nga letrat që zonja ka paraqitur, ka bërë dhe një padi në gjykatë e cila është ankimuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore me arsyetimin që ne nuk mund të dalim dot mbi vendimin e kontrollit të inspektimit. E vetmja gjë mendoj unë, duhet ti drejtohemi Arkivës së Përgjithshme që është në Lundër ku ndodhen dhe regjistrat e disa ish-koperativave, të dalë fotokopja e fletës së regjistrit, të shihet shkalla e korigjimit dhe pastaj të gjykohet. Por gjithmonë në rrugë gjyqësore sepse në rrugë administrative kjo vjetërsi pune zonjës i është rrëzuar.

Rishqyrtohet dosja, BOOM i kthen buzëqeshjen pensionistes

Pas denoncimit, BOOM iu drejtua Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë për të rishqyrtuar dosjen e Liri Malos.

Në shkresën drejtuar emisionit BOOM, Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se është marrë në shqyrtim dosja e zonjës Malo dhe ka vendosur t’ia japë pensionin e plotë.

Nga data 1 gusht 2017, Liri Malo do të marrë pensionin e plotë në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Berat, prej 142 mijë lekë të vjetra./ Ora News

Etiketa: Liri Malombiemerpensionzonja
Pas

Edhe pse Beogradi dhe Lista Serbe investohen fuqishëm në bllokimin e ushtrisë së Kosovës, pjesëtarët serbë të FSK-së mendojnë ndryshe

Para

Gara për drejtimin e PD-së, Basha dhe Selami do përballen në Tropojë

Para
Gara për drejtimin e PD-së, Basha dhe Selami do përballen në Tropojë

Gara për drejtimin e PD-së, Basha dhe Selami do përballen në Tropojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.