Përballje interesante ofron 14 maji në qytezën turistike të Belshit. Kryebashkiaku aktual Arif Tafani i cili rikandidon për një mandat të tretë, ka përballë ish drejtuesin e Partisë Demokratike në këtë qytet, por edhe drejtuesin e Njësisë Administrative Fierzë për tre mandate rrjesht Bedri Qypi.
I dalë nga procesi i Primareve kandidati i kaalicionit “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi pohon se fushatën e tij do ta përqëndroj te qytetarët për ti dhënë zë kauzave që rivali I tij politik nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur. Sipas Z.Qypi të djathtët në Belsh janë të bashkuar, ndaj ai nuk e sheh si problem situatën e tensionuar të krijuar në qendër.
Në vijim kandidati i djathtë me profesion ekonomist thotë se I ka bërë mirë kalkulimet , duke garantuar se do ta fitoj garën ndonëse pohon se nuk ndodhet në të njëjta kushte me kundërshtarin e tij politik.
“Kemi pasur kontakte me shumë qytetarë, jemi njohur me hallet dhe vështrësitë e tyre. Zona e Dumresë ëhstë braktisur me të rinjtë. U ka humbur shpresa dhe besimi tek qeverisja lokale. Cdo ditë të rinjte po braktisin vendin. Qytetarët e kanë pritur shumë mirë shpalljen time si kandidat. Kam një besim të madh te qytetarët e Dumresë, ata e dinë shumë mirë se kush jam. Shprsoj që bashklia Belsh ti roktherhet qytetarëve. Gara ka rëndësinë dhe rreziqet e veta. E quaj një garë jo të lehtë por jo të pamundur”- u shpreh ai per gazetaren Entela Duka.
Në një bashki me një popullsi prej më shumë se 32 mijë banorë kandidatët në fund premtojmë se do të respektojnë vullnetin e sovranit dhe ata do ti japin dorën njëri-tjetrit.