Në një seancë plenare të thirrur nga kryetari i Kuvendit është votuar sot për Komisionin “ad hoc” të Vettingut.
Votimi për anëtarët e propozuar nga partitë politike të mazhorancës ka sjellë një surprizë të pakëndshme për Shpëtim Idrizin dhe PDIU.
Kandidatura e tij ka marrë 23 vota ndërkohë që deputetët socialistë kanë abstenuar në masë me 50 abstenime.
- Ulsi Manja i PS ka kaluar me 78 vota
- Vasilika Hysi po e PS me 80 vota,
- Luan Rama i LSI 85 vota
Kjo ishte një surprizë dhe nuk dihet se pse ndodhi kthesa e sotme në koalicionin mes PS dhe PDIU edhe pse të dhënat e fundit na çojnë ndoshta tek një hakmarrje e Ramës për qëndrimin bujar të PDIU me kërkesat e opozitës në çadër.
PDIU ka deklaruar këto ditë se PD duhet të rikthehej në Kuvend dhe të votonte vettingun me anë të negociatave me qeverinë, madje edhe sot Mesila Doda u shpreh se kundrejt opozitës nuk është vepruar siç duhej që ajo sot të shkonte në votim.
Pas këtij votimi surprizues për çamët pritet me kureshtje vendimi i PDIU për pozicionimin e saj në zgjedhjet e 18 qershorit, gjithmonë nëse do të mbahen. (M.D/ Shuplaka)