Një zjarr ka përfshirë katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet. Konkretisht, në katin ku ndodhet Antikuarët dhe librat e vjetër.
Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i tij, dyshohet se ka të lënduar nga flakët e zjarrit. Njëri prej punonjësve është shoqëruar me autoambulancë.
Grupi hetimor dhe tre zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët. Ka qenë Policia Bashkiake që ka konstatuar zjarrin gjatë një patrullimi.
“Po bëjmë të pamundurën që flakët të mos përhapen.”, janë shprehur shërbimet zjarrfikëse. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
(XH.A/SHUPLAKA)