Ka rezultuar të jetë një ditë më një bilanc tragjik për Shqipërinë dita e sotme ku 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa ngjarje më e rëndë ishte ajo e Kurbinit ku tre të rinj humbën jetën pas një aksidenti tragjik ku makina me të cilën udhëtonin ra në një kanal në fshatin Adriatik.
Juli Margjini që shihni në foton e mëposhtme është 22-vjeçari që drejtonte mjetin ku humbi jetën mesditën e sotme bashkë me dy miqtë e tij, Simon Kaza dhe Bert Marku.
Margjini dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë, kur ka tentuar t’i shmangej një grope duke përfunduar në kanal.
Por aksidenti tragjik me tre të vdekur pasoi një tjetër aksident të rëndë të ndodhur po sot në aksin Milot-Fushë Krujë afër Thumanës. Ku një mjet tip Volksëagen 5’ pa targa me xhama të errët goditi nga pas një mjet tip ‘Golf 4’ me targë AA 824 TJ.
https://www.youtube.com/watch?v=DoQtFGOfMrs
Si pasojë u plagosën rëndë tre persona që udhëtonin në ‘Golfin 4’ ndër to dhe një femër dhe më lehtë 2 të tjerë që udhëtonin në ‘Golfin 5’.
Të plagosurit janë shoqëruar për në Spitalin e Traumës.
Shkak i aksidentit mendohet shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte ‘Golfi 5’.
Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë ku një i ri kreu vetëvrasje. 29-vjeçar me inicialet M.P., ka vendosur t’i japë fund jetës duke u varur në ambientet e banesës ku jetonte me familjen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shemsie Haka” në kryeqytet.
29-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij të cilët janë tronditur kur kanë parë skenën e rëndë. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të riun drejt aktit fatal.
Gjithashtu sot në mëngjes një 60-vjeçar në Shkodër me iniciale XH.R ka varur veten në banesë ku është gjetur rreth orës 09:20 në fshatin Gruemir Çezme, Malësi e Madhe.
Policia njofton se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës e bërë nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër
(B.H/Faxweb)