Trazirat në derbin e kryeqytetit serb, Partizan Beograd-Cervena Zvezda nuk janë diçka e pazakontë. Kështu edhe mbrëmjen e sotme ka patur incidente të mëdha.
Ndërkohë që këtë herë në stadium kanë ëenë dhe delegacion shqiptar.
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama dhe Presidenti Gaz Demi së bashku me disa miq të tyret, kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë nga afër këtë takim.
Ndeshja është karakterizuar nga tension I lartë dhe incidente të rënda. Si pasojë e dhunës dhe objekteve të hedhura në fushë, ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1.
Fillimisht u tha se konfliktet dhe sherri nisi nga disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizanit. Policia serbe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa shumë tifozë janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. (B.H/Faxweb)