Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në prag të ndeshjes me Partizanin dhe Botev Plovdiv në Ligën e Europës. Tifozët bullgarë të Botev Plovdiv janë përleshur me ata të Partizanit në hyrje të stadiumin “Selman Stermasi”.
Mësohet se ka ndërhyrë policia.
Partizani luan sot ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit.
Skuadra shqiptare ka mungesa të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve.
Një grup prej më shumë se 100 tifozësh bullgarë është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen por më herët një pjesë e tyre u ndaluan në Qafë-Thanë.
(M.D/Shuplaka)