Prej mëse një ore ka nisur protesta përpara Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj sistemit tonë të drejtësisë, për shkak të vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.
Qytetarë dhe aktivistë në mënyrë simbolike, kanë lyer me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar gjakun e derdhur të Hafizit por edhe të femrave të tjera shqiptare, të cilat nuk kanë gjetur drejtësi.
Protesta nisi në orën 17:30 në Ministrinë e Drejtësisë e po vazhdon me një marshim drejt Parlamentit.
Kujtojmë se gjyqtarja Fildez Hafizi, u vra nga ish-burri të enjten e kaluar. Pavarësisht se ajo ndihej e kërcënuar dhe u është drejtuar të gjitha institucioneve për ndihmë, kërkesat e saja kishin rënë në vesh të shurdhër pasi gjyqtarja përfundoi e vrarë. Ajo madje i kishtë dërguar një letër ku i kërkonte ndihmë edhe ambasadorit amerikan, Donald Lu. (D.D/Shuplaka)