Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka mbajtur sot mbnledhjen e rradhës, ku ka vendosur të bëhet rinumërimi i 24 kutive të votimit për qarkun e Beratit. Deri më tani janë numëruar 18 kuti, kanë mbetur edhe 6 të tjera.
Në kutitë e numëruara deri më tani, janë gjetur parregullsi në 5 prej kutive të votimit. Në 4 prej tyre kishte mungesa të kuponave ‘PEI’. Ndërsa në njërën prej kutive është vënë re një përpjekje për votim të dyfishtë.
Ndërkohë në këto moment rinumërimi është ndërprerë për një orë pushim të kërkuar nga anëtarët e Komisionit. Pritet që të vijojë sërish rinumërimi i 6 kutive të mbetura.