Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar tek kryqëzimi i Laprakës, ku ka mbetur viktimë Lumturi Demiri, 56 vjeçe.
Sipas policisë policisë viktima ishte nga Bulqiza, banuese në Tiranë ku u përplas për vdekje te vijat e bardha nga automjeti me targë AA 475 OK.
Ndërkohë, policia arrestoi menjëherë drejtuesin e mjetit Edmond Goxhaj. Mësohet se gjatë kontrollit në makinë drejtuesit iu gjetën dy qese me kokainë. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
(M.Q/Faxweb)