Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe Orgest Bilbilit mbeti i plagosur ky i fundit dhe një kalimtare rasti.
Lleshaj thotë se Bilbili është person me rekorde kriminale ndërsa pohon se ka bërë një vizitë tek kalimtarja që mbeti e plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Lleshaj shkruan se e plagosura është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i plotë:
Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.
Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur,bashkë me drejtuesit e @PoliciaeShtetit e asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, me respekt takova punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri
Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë
1.Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend. pic.twitter.com/OxDmdvFxvN
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) April 10, 2020
(F.GJ/FAXWEB.AL)