PËRPLASJE në Kuvend, deputeti i PD-së Noka i afrohet Ramës ndërsa kryeministri ka përsëritur pa rreshtur: Nga kush pyll e keni sjellë këtë?!
Pas kësaj deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi për ditën e sotme.
Kryeparlamentari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, por Noka vijoi të replikojë i ngritur në këmbë në foltoren ku fliste kryeministri Edi Rama.
E gjithë seanca e sotme është karakterizuar nga replika të forta, teksa kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me përmbytjet në vend. Duke iu përgjigjur Edmond Spahos ai u shpreh se PD-ja nuk i la asgjë rezervave të shtetit duke marrë edhe orizin dhe groshet që gjendeshin aty.
“Profesor ju jeni nga ata që e dini se sa bëjnë shtatë herë shtatë e megjithatë ju numëroni siç thotë Partia dhe jo siç thotë tabela. E more me britma të mëdha sot dhe shumë gjëra që janë nën nivelin tënd, e përmbyte komplet rrjedhën e logjikës.
Fole këtu sikur sapo zbritët nga një anije kozmike e ardhur nga hëna. Nda unë them përherë që kur ju dëgjon juve pyet: pse sot erdhën këta?! A nuk ishit ju ata që thoni që ndërtimet pa leje janë mrekullia e tetë e botës?! Ju keni qenë këtu KUR Saliu thoshte që ndërtimi pa leje i një qyteti është mrekullia e tetë e botës?! Ndërtimin në lumë e sollët ju, e bëtë Shqipërinë rast unikal.
Vini flisni këtu për ndihma, ju ikët nga pushteti pasi hoqët të gjitha rezervat nga Emergjenca e Shtetit, hoqët groshën dhe orizin e bëtë pilaf për vete. Mirë pilafin dhe groshët e keni ushqim të preferuar, po me çizmet ç’patët. Ne nuk kemi kërkuar ndihma askujt, ne kemi pranuar çdo ndihmë që na është ofruar”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post