Një konflikt i çastit ka shpërthyer rreth orës 14:55 në Milot, ku janë përfshirë shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të gjithë banues në Milot, dhe A. A., banues në Malbardhë. Si pasojë e përplasjeve, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, ka mbetur i dëmtuar dhe dyshohet të jetë goditur me mjet prerës. Ai është transportuar në spital, ku është mjekuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur menjëherë kontrolle në zonë dhe po punon për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.
Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.