Serbia do të vazhdojë t’i kryejë pagesat për serbët e Kosovës, me dinar serb. Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale, Petar Petkoviç, ktyenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën.
Ai hodhi edhe akzua në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të pafavorizuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesën e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet, sigurimet shoqërore dhe të gjitha përfitimet e tjera… dhe kështu do të mbetet!”, shkroi Petkoviç në X.