FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Petrit Vargu sulmon Enkelejd Jotin: Po paguajmë faturën e shëndetësisë së makiazhit, drejtuesit nuk njohin problemet

Petrit Vargu një nga mjekët e Urgjencës në QSUT i ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax neës” tregon se memon e kanë nënshkruar të gjithë mjekët e urgjencës përveç shefit. Pra numri i mjekëve që kanë nënshkruar ka shkuar në 12.

Më tej ai akuzon edhe reformat e bëra nga ana e qeverisë, ku thotë se drejtuesit e zgjedhur gjasme me konkurse nuk marrin vesh nga mjekësia, duke iu referuar në këtë rast edhe Enkelejd Jotit, i cili më parë mbante poste drejtuese në ‘’Top Channel”.

“Drejtori i ri që erdhi, ndoshta kishte dëshirën e mirë për të bërë gjëra të mira, po duke qenë se nuk vinte nga fusha e mjekësisë reformat e tij dështuan. Drejtori i Urgjencës duhet që të lexojë atë që është e shkruar e zeza në të bardhë. Në takimin me zëvendësministren u ftuan vetëm shefat dhe jo ne.

Ne idetë i kemi të qarta, nuk ka nevojë që të vijë zëvendësministrja që të na e thjojë. Drejtoria e Spitalit ka qenë në dijeni të memos tonë. Kjo është protesta e parë ku mjekët bëjnë protestë për të mirën e pacientëve të tyre, ne nuk po kërkojmë rritje rrogash, kërkojmë që në spital të mos ketë 4 persona në një dhomë, madje të tjerë presin nëpër stola.

Kjo është fatura e re që ne po paguajmë e shëndetësisë së makiazhit, e asaj që shefat dhe drejtuesit zgjidhen gjasme me konkurse”, u shpreh doktor Vargu.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *