Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se Europa duhet të flasë për problemet e drogës në Shqipëri.
Ai tha se shqiptarët besojnë tek Europa dhe se inkurajimi i Europës është pozitiv por jo bashkëjetesa me problemet e rënda të qeverisë që po e bëjnë të pamundur integrimin.
“Europa duhet te flase me ne fund ne menyre direkte per zgjedhjet e blera, per trafikun e droges dhe per krimin e organizuar, duhen vene detyra te qarta qe te mund te monitorohen ashtu siç u veprua per liberalizimin e vizave.
Shqiptaret besojne tek integrimi europian. Inkurajimi i Europes per ne është pozitiv, por jo bashkejetese me problemet e renda te qeverise qe po e bejne integrimin nje enderr te parealizieshme. Te gjithe duam nje integrim europian sa me te shpejte,por duam edhe nje integrim me permbajtje dhe te merituar.
Nese Europa nuk do te jete e prere ne zgjidhjen e problemeve qe kane tronditur shoqerine shqiptare do te mbetemi tek dera e Europes, pa hyre kurre ne te”, tha Petrit Vasili ne Bruksel, ne delegacioin shqiptar te Tryezes se Nivelit te Larte per Integrimin e Ballkanit Perendimor ne Parlamentin Europian. (B.H/Faxweb)