Kreu i Grupit Parlamentar tp LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka treguan planin e ardhshëm të opozitës së bashkuar.
Ai tha se LSI-ja dhe PD-ja do të kërkojnë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit jo vetëm për qytetarët e Kukësit, po për të gjithë ata që do të udhëtojnë në këtë aks.
Po ashtu Vasili tha se duhet të kryhet lirimi i menjëhershëm i 11 qytetarëve kuksianë të cilët mbahen padrejtësisht në burg.
“Opozita nuk do të kthehet pas deri në anulimin e tarifës për Rrugën e Kombit, për qytetarët kuksianë as që diskutohet që jo. Opozita nuk do të ndalet deri në lirimin e 11 qytetarëve kuksianë, pasi fajtori e pranoi fajin e tij. Është turp që fajtori kryeministër të qëndrojë në krye të shtetit dhe 11 qytetarët të qëndrojnë në burg.
Duhet një hetim për falsifikimin e dokumenteve nga ana e prokurorëve dhe policëve. Mediat kanë publikuar dëshmi të personave që janë arrestuar në 3 të natës, ndërsa në dokumentet e manipuluara nga ana e policisë është shënuar ora 10:00.
Kërkojmë menjëherë heqjen e taksës së pronës dhe taksës së re të ujit, kërkojmë po ashtu dhe rikthimin në skemë të 20 mijë familjeve që janë hequr nga ndihma ekonomike. Po ashtu kërkojmë anullimin e menjëhershëm të çdo koncensioni”, tha Vasili gjatë fjalës së tij.
(E.K/FAXWEB.AL)