I renditur i dyti në listat e PS-së për qarkun e Fierit, Petro Koçi ka kërkuar që përmes këngës së Osman Takës, të bëjë për vete komunitetin e çamëve në qytetin që konsiderohet si “hambar” i votave të socialistëve.
Koçi ka postuar sot një video ku shihet duke udhëtuar duke kënduar në makinën e tij, dhe shkruan:
Pershendes te gjithe camet e Fierit. Mund te votoni per ke ju do zemra. Por kjo kenge eshte nje dashuri per mua!
Edhe pse Koçi thotë se çamët mund të votojnë për kë tiu dojë zemra në zgjedhje, padyshim që disa prej tyre do të jenë prekur, menjëherë sapo politikani i majtë ka nisur që të këndojë.