Gjykata Administratuve e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë.
Vendimi u përshendet nga Komisioni Institucional Zgjedhor i Universitetit të Tiranës.
Komisioni Insititucional Zgjedhore për Universitetin e Tiranë vlerëson këte vendim si inkurajim në veprimtarinë tonë të deritanishme në funksion të garantimit të një procesi sa më të drejtë, të paanshëm, të ndershëm, transparent, të pavarur nga çdo ndërhyrje e grupeve të ndryshme të interesit që cënojnë demokracinë dhe autonominë universitare, vendim që mbron demokracinë zgjedhore universitare dhe mundëson rotacionin e autoriteteve dhe organeve drejtuese për mes votës së lirë të studentëve dhe personelit akademik përmes një procesi të ligjshëm zgjedhor në universitetet publike në vend.
Ky process zgjedhor do të jetë edhe garantimi I një sinergjie shumëdimensionale institucionale për përmbyllje të suksesshme të këtij Viti Akademik por edhe një fillim I mbarë për vitin akademik të ardhshëm.
Çdo interpretim tjetër, si ai se është duke u penguar e drejta e zgjedhjeve është një tymnajë të cilën Vendimi I Gjykatës Administrative të Shkallës sëParë e shpërndau duke respektuar e ritheksuar parimin e ligjshmërisë së tyre.
Ky Vendim i dha përgjigjen pretenduesve në tëkundërt dhe krijoi kushtet ligjorepër të ndaluar qendrimin në funksione drejtuese përtej afateve të ushtrimit tëmandatit.
I bëjmë thirrje të gjithë trupës zgjedhore të Universitetit të Tiranës që në detyrim të autonomies dhe të demokracisë së brendshme universitare ta konsiderojmë ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si kontributin më tëmadh për rritjen e cilësisë së veprimtarisë akademike dhe kërkimit shkencor nga personeli akademik dhe studentët e të gjithë cikleve n ëUniversitetin e Tiranës.