Dhënia e shtetësisë shqiptare nga presidenti Meta për kryepeshkopin Anastas Janullatos nga presidenti Meta ka shkaktuar debat në studion e ‘Fax News’ ndërmjet historianit Olsi Jazexhi, drejtorit të Arkivës së Shtetit Ardit Bido dhe ish-sekretarit të Lidhja Intelektuale Ortodokse-LIOSH-Pirro Prifti.
Olsi Jazexhi është shprehur se sulmet ndaj peshkopit janë për shkak të kombësisë greke. Por Ardit Bino u shpreh se dhënia e shtetësisë nuk ka asgjë të keqe por ai shprehu rezerva për rolin e kishës në Gjirokastër, pasi metropoliti në Gjirokastër është grek dhe predikon në gjuhën greke, ndërsa ai pot ë transferohet në një vend tjetër do të vazhdojë të predikojë greqisht. Ndërsa Pirro Prifti deklaroi se dhënia e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos i ka gëzuar ortodoksët dhe është plotësisht e merituar pasi ai e ngriti kishën pasi ishte shkatërruar nga periudha komuniste.
“Ishte një gëzim i madh për komunitetin ortodoks, pati reaksion pozitiv, më në fund i ka dhënë meritën e duhur, pasi ka merita të mëdha në rilindjen e kishës Ortodokse autoqefale. Nëse Noli e bëri Jezusin të flasë shqip në kuptimin figurative, kryepeshkopi Anastas e rilindi kishën ortodokse të vdekur nga periudha komuniste.
Aluzionet që bëhen ndaj tij, nga politikanë apo priftërin si Nikolla Marku, jan ëtë pavërteta. Ardhja e kryepeshkpeshopit nuk ndodhi se deshi vetë por ajo periudhë ishte ashtu ku kasha ortodokse ishte e shkatërruar, dhe ai ka bërë mirë. Zgjedhja e tij ishte e domosdoshme se ka disa kushte, u zgjodh i dërguar dhe më vonë u pranua si personi më i përshtatshëm. Për arsye objektive u zgjodh ky”, tha Pirro Prifti. (B.H/Faxweb)