02:05 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

18:47 | 21/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë zyrtare në qarkun e Shkodrës, ku bashkë me drejtuesit vendorë diskutoi hapat konkretë për forcimin e kapaciteteve vendore në përballimin e emergjencave civile dhe përmirësimin e infrastrukturës parandaluese, veçanërisht në zonat e thella.

Gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë, Ministri theksoi rëndësinë e krijimit të një zinxhiri të qëndrueshëm reagimi, duke përmendur edhe rritjen e pranisë së Forcave të Armatosura në rajon si pjesë e planeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Angazhimi ynë është maksimal për të garantuar një sistem funksional dhe të qëndrueshëm, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe lokal. Shkodra, për shkak të specifikave të saj gjeografike, kërkon një vëmendje të veçantë,” – u shpreh ministri Vengu në rrjetin social “Facebook”.

Një nga projektet konkrete në fokus është krijimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile, e cila do të shërbejë si një pikë koordinimi dhe ndërhyrjeje të shpejtë në rast fatkeqësish natyrore apo situatash të rënda.

Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila në koordinim me strukturat vendore do të garantojë zbatimin e standardeve të nevojshme për parandalim, reagim dhe rikuperim në situata emergjente.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit të sistemit të mbrojtjes civile dhe në mbështetjen e autoriteteve lokale me burime njerëzore, logjistikë dhe trajnime të specializuara.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=122165021306473314&id=61564199438222&mibextid=wwXIfr&rdid=RwxnB1a92f9XgCR2#

Pas

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Para

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Para
Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.