15:29 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosën me armë zjarri shoferin e autobusit në Lezhë, arrestohet njëri prej autorëve

21:09 | 11/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentuan të blejnë votën, policia e Elbasanit dhe e Gjirokastrës arreston tre persona

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në orët e para të mëngjësit në në fshatin Kalivaç të Lezhës.  Shtetasi A.GJ mbeti i plagosur në këmbë , pas u qëllua disa herë me armë zjarri nga dy persona.

Njëri prej autorëve  me emrin Gjovalin Voci, është  mundur të arrestohet nga policia.

Ndërkohë shoferi A.GJ u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje në polici  ai i ka deklaruar se nuk i njihte agresorët.

Po ashtu vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2017, rreth orës 05:15, jemi njoftuar se në Kalivaç në Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 47 vjeç , banues në Kalivaç Lezhë. Më të marrë njoftimin , nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Lezhës , është formuar grupi hetimor, ku është shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Nga hetimet ka rezultuar se, kur shtetasi A.Gj. ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Benz furgon, në Kalivaç , është qëlluar disa herë me armë zjarri nga 2 persona , ku si rezultat i të shtënave ka ngelur i plagosur në pjesën e këmbës. Është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, për dhënien e ndihmës mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Si rezulat i veprimeve të shpejta profesionale e hetimore, si dhe duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku falë koordinimit efikas të punës me policinë e Kukësit , u arrestua në flagrancë në tentativë për tu larguar jashtë vendit nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Morinë Kukës , dhe konkretisht shtetasi: Gjovalin Voci (Samuel Feta) , 40 vjeç , banues në Kalivaç – Lezhë.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: arme zjarrilezheplagosjepolicia
Pas

Mjeku që tronditi vazhdon të rrëfejë DETAJE të forta. Ka dhe një fjalë për portalet

Para

Ish-ministri jep alarmin: Skema e re mashtruese me paratë rrezikon shqiptarët

Para
Ish-ministri jep alarmin: Skema e re mashtruese me paratë rrezikon shqiptarët

Ish-ministri jep alarmin: Skema e re mashtruese me paratë rrezikon shqiptarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 120 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Rama: Arben Anamali, u prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Dumanin: Vlerësojmë bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.