Pamje nga ngjarja e dy ditëve më parë, kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e djeshme, pas 24 orësh arrati.
“Ikni ore më lini rehat”, me këto fjalë i është drejtuar patrullës së Shqiponjave Klerent Bozhanaj, e më pas është larguar me vrap për ti shpëtuar bluve.
Forcat Shqiponja kanë qenë në ndjekje të tij, ndërsa është kthyer duke qëlluar me armë drejt efektivëve. Plumbat kanë kapur policin Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital tek Trauma.