Është arrestuar personi që plagosi pronarin e një argjendarie te “Rruga e Dibrës” ditën e djeshme.
Ai është identifikuar si A.N, 28 vjeç me banim në Vlorë. Ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.
I riu nga Vlora kishte shkuar për të vjedhur në argjendarinë e Viktor Kasharës, dhe duke qenë se ka hasur në rezistencën e tij, ka qëlluar me armë.
Duhet thënë se argjendaria është në një zonë mjaft të popullluar të kryeqytetit dhe në zonë ka pasur kalimtarë të shumtë.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së pronarit të argjendarisë tek rruga e “Dibrës” në kryeqytet në përpjekje për të grabitur.
Ai është 28-vjeçari me inicialet A.N, banues në Vlorë. Sipas policisë, vlonjati ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Menjëherë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor i cili ka ngritur punën për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera është bërë e mundur zbardhja dhe domumentimi i ngjarjes.
(E.K/SHUPLAKA)