Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar 1 person dhe ka shpallun në kërkim 3 të tjerë pas ngjarjes në Shëngjin ku u plagos një mbështetës i LSI.
DETAJE TË POLICISË:
Lezhë Më datë 25.06.2017 rreth orës 10:15, është marrë njoftim se në Shëngjin – Lezhë , përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një koflikt midis disa personave dhe se është qëlluar me armë zjarri. Me të marrë njoftimin , nga ana jonë është formuar grupi hetimor, është shkuar menjëherë në vëndin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Task Forces pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani , ka rezultuar se ka qenë një konflik midis dy grupesh personash,i cili fillimisht ka nisur si debat verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e me mjete të forta mes tyre , si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë. Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit : – G.M. 25 vjeç, banues në Lezhë – S. N. 19 vjeç, banues në Lezhë – D.N. 20 vjeç , banues në Lezhë Po kështu në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi , janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të rregjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja. Në vëndin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një automjet i tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri. Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur. Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore e proçeduriale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbi bazen e neneve 278 / 274 /301 dhe 329 te Kodit Penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. (B.H/Shuplaka)