Pas Elbasanit, kryeprokurori Adriatik Llalla iu drejtua Shkodrës për inspektim. Në një deklaratë të dhënë për mediat nga qyteti i Shkodrës, ai reagoi edhe për ngjarjen e shënuar në Shëngjin, ku një mbështetës i LSI-së në Shëngjin u plagosur gjatë një konflikti ditën e sotme.
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme u shpreh se janë grumbulluar prova të mjaftueshme për rastin në fjalë. Megjithatë, ai e cilësoi situatën si të qetë, pavarësisht ngjarjeve të fundit.
“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme pavarësisht ngjarjeve të fundit është e qetë. E rëndësishme është që qytetaret të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte”, u shpreh Llalla.
(XH.A/SHUPLAKA)