17:26 | 28/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plani për biznesin, Belind Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël

13:14 | 30/03/2023
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plani për biznesin, Belind Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, për t`u shpjeguar planin e tij fiskal që parashikon reduktim dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore.

Teksa u ndal në zonën e “Sheshit Willson”, Këlliçi u tregoi bizneseve disa nga taksat që do të hiqen pas 14 majit, nga të cilat do të përfitojnë biznesi i vogël dhe i mesëm.

“Taksa e tarifa do t`i heqim. Të paktën ty të prek taksa e arsimit, do hiqet, do zerohet direkt. Hapësirën publike, pastrim gjelbërimit, taksën e arsimit i ke aty, nuk keni pse e paguani. I ke të gjitha aty në plan. Të gjitha reduktohen dhe zerohen një pjesë e madhe dhe përfitoni si biznes i vogël” – tha Këlliçi.

Gjatë takimeve në këtë zonë, qytetarët kanë mirëpritur premtimin e bërë nga Belind Këlliçi për transport publik falas. Duket se qytetarët janë dakord, që paratë të cilat  sot i jepen inceneratorin që nuk ekziston në Sharrë, të shkojnë pikërisht për transportin publik falas.

“Ke marrë iniciativa tepër të bukura. Ajo e autobusit është tepër e bukur. i kam ndjekur të tëra me dëshirën më të madhe. Absolutisht bëhet! Vetëm atë inceneratorin që ka ai, që e paguan pa punuar. Inshallah të ndihmon i madhi Zot, dhe njerëzit inshallah ndërgjegjësohen se ka ardhur koha me reagu çdo qytetar” -u shpreh një qytetare gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Licensimi i shumë kompanive që ofrojnë shërbim TAXI nga Bashkia e Tiranës, ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësues të këtij sektori gjatë takimit me kandidatin e opozitës për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

“Nuk na shqetësojnë më shumë informalet, sesa taksitë që po jepen kështu sikur janë karroca dore” -tha një shofer taksie, i cili këtë profesion e ushtronte prej 15-vjetësh.

Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi bëri një tjetër premtim, duke garantuar taksistët se do t`i japë fund dhënies së licensave klienteliste për kompanitë e taksive.

“Po licensat që jep ky, i jep sepse i ka klientelistë të gjitha këto. Nuk do ndodhi kjo që po ndodh deri tani, sepse ka mjaftueshëm taksi edhe nuk do happen taksi që janë të lidhura me kryetarin. Sepse kam dëgjuar që janë dy-tre kompani që janë të lidhura, i ka të vetat ky. Jo një e ka Endri Fuga, jo një e ka Erion Veliaj” -u shpreh Këlliçi.

Duke shtrënguar duart me qytetarët, Belind Këlliçi mori jo vetëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, por dëgjoi njëkohësisht edhe problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone prej vitesh.

“Nuk mban më asnjë gjë. është bërë gjithandej pisllik, gjithandej tmerr. Trotuaret aty janë të parregulluara nga të dy anët, u bën 30 vjet. është shumë problem kjo pjesa e trafikut. Unë e kam në Dajt, por jam I regjistruar këtu te Njësia Nr.7. Po trafiku është shumë keq. Një orë nuk diskutohet, më shumë duhet të ikësh jashtë qytetit sesa me ardh deri këtu” – u shpreh një tjetër qytetar në takim me Belind Këlliçin.

Pas

Si ju duket nusja? Motra e Luizit flet për herë të parë për Kiarën, zbulon raportin mes tyre

Para

“Në 4 ditë, katër të vrarë”, Berisha akuza Ramës: Sulmon mediat me tritol si në Korenë e Veriut, motoja juaj ‘kokën njëri-tjetrit’

Para
“Në 4 ditë, katër të vrarë”, Berisha akuza Ramës: Sulmon mediat me tritol si në Korenë e Veriut, motoja juaj ‘kokën njëri-tjetrit’

"Në 4 ditë, katër të vrarë", Berisha akuza Ramës: Sulmon mediat me tritol si në Korenë e Veriut, motoja juaj ‘kokën njëri-tjetrit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

“Lajm i mirë” nga Rama: Në 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Sigurimeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Stoltenberg: Ukraina gradualisht po fiton terren

“SPAK po bën përparim mbresëlënës”, I Ngarkuari me Punë i SHBA-së takon Kryeprokurorin Altin Dumani

“Hetimit i duhet shkuar deri në fund”, ish-drejtori i policisë Arjan Hoxha: Jam kundër populizmave për të bërë “show mediatik”

“Veriu i Kosovë mund të kthehet në Donbas”, Ilir Meta: Dënoj me forcë deklaratat e kryeministrit Rama

Hetimet ndaj Presidentit Biden, seancë e parë dëgjimore në Kongres

Ministri Balla përgëzon megaoperacionin e Policisë së Shtetit: U zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale

Vrasja e të atit të Gjin Gurit, lirohen 4 të shoqëruarit! Në kërkim i afërmi i tyre

Kredia për ekonominë iu rikthye rritjes në muajin gusht

“Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet edhe në Shqipëri”, Bardhi propozon mocion me debat në Parlament

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.