19:34 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plas luksi, pas ”Benz-it”, ish deputeti i PS-së dhe kreu i AMF-së tender prej 61 milionë lekësh për arredimin e zyrës

11:05 | 13/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas luksi, pas ”Benz-it”, ish deputeti i PS-së dhe kreu i AMF-së tender prej 61 milionë lekësh për arredimin e zyrës

Pasi bleu një Benz luksoz me vlerë 92 milionë lekë, drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi ka vendosur të përdorë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit për arredimin e zyrës së tij.

Tpz.al mëson institucioni i AMF-së, ka zhvilluar një tender të fundit, më datë 11 dhjetor 2017, me objekt “blerje orendi dhe arredim zyre e sallë mbledhjesh” me një fond limit prej 5.383.330 lekë. Bashkë me TVSH-në, kjo vlerë e kripur shkon rreth 61 milionë lekë të vjetra.

Komoditeti i drejtuesit Ervin Koçi, i cili më herët ka qënë deputet i Partisë Socialiste në qarkun Fier, tejkalon çdo imagjinatë me shpenzimet, pasi me aq para mund të blesh një apartament të ri.

Zyra e tij do të vishet me parket me dru lisi ose ahu të staxhionuar në mënyrë natyrale ose artificiale. Ky lloj parketi është nga më të kushtueshmit, me një vlerë mbi 100 euro/m2, po t’i referohesh çmimit të tregut. Bordurat vertikale ose plintuesat sipas llojit të shtrimit të dyshemesë do të jenë me qeramikë, një material që përdoret shumë rallë pasi edhe ky është shumë i shtrenjtë.

Në dokumente thuhet se kërkohet tavolinë dhe karrige me materiale lekure në ngjyrë të zezë, për titullarin e institucionit, Ervin Koçi. Materiali që do përdoret është copë mikrofibër në ngjyrë perle. Do të ketë tavolinë mesi tek poltronat, rimeso druri ngjyrë lajthie.

Por ky drejtues institucioni, i cili preferon luksin e tepërt në një vend me ekonomi të brishtë, ka nxjerr në pah edhe shpirtin e tij prej artisti. Ai ka kërkuar dy piktura abstrakte, ndërsa do t’i blejë vetëm nga një piktor i njohur që ka vlera të mëdha artistike.

Lista e preferencat e mënyrës së arredimit të zyrës, është shumë e gjatë. Të gjitha këto janë llogaritur të blihen me 61 milion lekësh fonde publike, që Ervin Koçi i ka vënë në dispozicion të kompanive private.

Më herët, Tpz.al denoncoi sesi ish deputeti socialist, aktualisht drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,  u pajis me një makinë super të shtrenjtë, Mercedes Benz të vitit 2017, pavarësisht se makina që ai dispononte ishte gjithashtu shumë e re, e vitit 2013. Vlera që Benz-it ngjyrë të zezë dhe me xhama të errësuar, i tejkalonte 92 milionë lekë të vjetra.

Dikur ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se “politikanët dhe zyrtarët po vjedhin paratë e qytetarëve për të blerë mercedesa të zinj luksozë dhe vila anës detit“. Por a është drejtori i AMF-së, Ervin Koçi, një zyrtar që mund t’i referohet ambasadori Donald Lu?!/TPZ.AL

Etiketa: AMFzyra
Pas

Kulla me 26 kate “Eyes of Tirana” merr “bekimin” e KKT, 17 vendimet e tjera

Para

Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin ambasador në NATO

Para
PD feston 27 vjetorin e krijimit, Meta mesazh urimi: Ja çfarë u kërkon demokratëve

Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin ambasador në NATO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.