Një binjak parazitar që po rritej jashtë trupit të një vajze 7 muajshe është hequr falë një operacioni kirurgjikal në një spital në Indi, që duhet thënë ka qenë një nga më të vështirët.
Foshnja lindi me një binjak të bashkangjitur në pjesën e sipërme të barkut dhe pjesën e poshtme të gjoksit të saj.
Gjithashtu binjakët ndanin dhe disa organe vitale.
Në një operacion dy orë e gjysmë, mjekët arritën që t’i ndanin binjakët, duke hequr katër gjymtyrët shtesë që nuk ishin zhvilluar plotësisht gjatë shtatzanisë.
Bebet u ndanë me sukses në Spitalin Civil të Tura në rrethin e Garo Hills.