Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korisia në Greqi, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti me motor. Ironia tragjike është se 20-vjeçari kishte harruar celularin dhe kokoren e tij dhe po kthehej për t’i marrë kur ndodhi aksidenti.
Sipas mediave greke, i riu humbi kontrollin dhe motoçikleta u përmbys, duke rezultuar në vdekjen e tij të menjëhershme.
Sipas artikullit të publikuar nga mediat e huaja, 20-vjeçari ka lindur në Greqi, ndërsa prindërit i ka shqiptarë. Ai i kishte pasion motoçikletat, ndërsa sipas miqve të tij i riu ishte i kujdesshëm kur qarkullonte me motoçikletën në fjalë dhe shoesh herë vendoste kokoren.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen nga Departamenti i Policisë Kea.