Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar rihapjen e kutive të votimit pas ankimmit të PDIU-së dhe PS-së.
Pas shqyrtimit të kërkesave dhe provave të PDIU dhe PS, KQZ do të vendosi që të hapen kutitë e votimit që jnë të kontestuara. Ky vendim është marrë nga ana e KQZ-së me 7 vota pro.
Sjellim në vëmendje që PDIU-Së i duhet vetëm 38 vota për të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë. PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës
Përfaqësuesit e PDIU-së dhe PS-së kërkuan që të shtohet numri i qendrave të votimit që duhet të rinumërohen, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave në tabelat e rezultateve.
DEBATI NË KQZ:
Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër qendra votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votim. (J.V/Shuplaka)