Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr 1 të qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën.
Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar pa shenja jete. Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore, ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.