Policia e Korçës ka bërë të mundur indetifikim e 64-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në liqen në afërsi të fshatit Pojskë.
Mësohet se 64-vjeçari është indetifikuar me emrin Sofokli Mano, banues në Tiranë.
Policia nuk ka sqaruar ende shkakun dhe rethanat e mbytjes së këtij të moshuari në liqenin e Pogradecit.
Njoftimi i plotë:
“Policia e Korçës, në vijim të informacionit të saj për rastin tragjik të mbytjes së një të moshuari në liqen jep detaje përsa i përket identitetit të viktimës.
Personi i gjetur i mbytur mëngjesin e së hënës në breg të liqenit afër fshatit Pojskë, është 64 vjeçari Sofokli Mano, banues në Tiranë.
Policia nuk ka sqaruar ende shkakun dhe rethanat e mbytjes së këtij të moshuari në liqenin e Pogradecit.”
(E.V/Faxweb.al)