Kontrolle gjatë natës janë ushtruar edhe në disa lokale në Tiranë. Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë strukturat e anti-krimit ekonomik kanë kryer një operacion kundër lojërave të fatit.
Gazetarja e Fax News Denisa Mahmutaj raporton se gjatë kontrolleve nëpër lokale kanë sekuestruar disa paisje të paligjshme dhe janë shoqëruar në polici disa persona të cilët dyshohet se ushtronin veprimtarin e lojërave të fatit, ndërkohë operacioni vijon edhe në qytete të tjera të vendit.
Edhe në qytetin e Elbasanit u bë më dije së mbrëmjen e kaluar është zhvilluar një aksion policor që kishte si qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.
Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.
Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.
(M.Q/Faxweb.al)