18:51 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e shtetit padit Sali Berishën: Të ndalojë fushatën lincuese në Facebook

13:07 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha komenton raportin e DASH: 6 vula të zeza nga Departameni i Shtetit në fytyrën e Norjegës dhe Zho Zho-së

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish Kryeministrit Berisha ndaj këtij organi në emër të “qytetarit dixhital”. Policia e Shtetit bën me dije se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon sipas saj me shpifjet në rrjetin social Facebook.

Sali Berisha ka denoncuar disa raste në Facebook në emër të “qytetarit dixhital”, ku ndërmjet tyre më të bujshme janë:  Rasti Xhisiela Malokut apo rasti i 14 vjeçares së përdhunuar në Kavajë. Ndërkohë që ditën e sotme, ish kryeministri publikoj një konflikt i cili kishte degjeneruar në dhunë, ku kreu i AMA-s Gentian Sala kishte rrahur juristin e AMA-s.

Reagimi i policisë:

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

Etiketa: denoncime facebookpolicia padit berishen
Pas

Vetëm 23-vjeç dhe dyshohet si vrasës me pagesë, kjo është fotoja e të dyshuarit për atentatin ndaj Kurtit

Para

“Është hardhucë, përdhunon dhe pemët”, ish-deputeti sulmon ashpër Veliajn

Para
“Është hardhucë, përdhunon dhe pemët”, ish-deputeti sulmon ashpër Veliajn

"Është hardhucë, përdhunon dhe pemët", ish-deputeti sulmon ashpër Veliajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.