Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka dalë në një deklaratë për mediat. Xhelal Sveçla bën me dije, se deri tani janë 6 të arrestuar nga grupi kriminal që vrau rreshterin Afrim Binjaku dhe plagosën një tjetër.
Ndër ta, konfirmohet zyrtarisht se janë 3 të vrarë dhe dy të plagosur.
Ministri bën me dije, se Policia gjendet në çdo cep të manastirit deri sa të vihet situata plotësisht nën kontroll.
Xhelal Sveçla: Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll.
Policia është në çdo cep të manastirit. Aty ka një numër pelegrinësh dhe do hetohet që mos të ketë të infiltruar nga sulmuesit