Operacione të njëpasnjëshme po zhvillohen në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale. Policia e Elbasanit finalizoi brenda 12 orëve, 2 operacione policore të ndjekura me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë.
-Operacioni “First” rezultoi ne arrestimin e një 31-vjeçari që posedonte me qëllim trafikimin, 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe municioni luftarak.